Telegrafi

Besa merr fitoren e parë në Superligë, mposht Trepçën ’89

Besa e Pejës e ka marr fitoren e parë në Superligë këtë edicion, duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për pejanët ku Ardit Tahiri shënoi që në minutën e 9-të të takimit.

Ai depërtoi bukur dhe me një goditje me të majtën shënoi për 1-0.

Në minutën e 33-të, besa fitoi penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë braziliani Da Silva.

Në pjesë e dytë Trepça ’89 ndezi motorët dhe fillojë të krijojë raste para portës së pejanëve.

Goli i 89-shit erdhi në minutën e 65-të, ku Ardian Muja gjuan drejt portës dhe shënon me devijimin e një mbrojtësi vendas.

Të dy skuadrat kishin raste deri në fund, por rrjetat heshtën.

Besa tani pas pesë ndeshjes ka tri pikë, ndërsa Trepça ’89 ka gjashtë pikë. /Telegrafi/