Kjo punë i është besuar ish-futbollistit shumëvjeçar të Besës, Ilir Nallbanit, i cili e ka edhe shkollimin e duhur për këtë punë pasi muaj më parë është pajisur me licencë të UEFA-së.
Shkolla e futbollit pritet t’i përfshijë të gjithë nga mosha shtatë deri nëdhjetë vjet, ndërsa të rinjtë pejan tani më kanë ku t’i zhvillojnë aktivitet pasi klubi është bërë me dy fusha ndihmëse.
Stërvitjet zhvillohen në fshatin Brestovik, ndërsa kushtet janë shumë të mira pasi është siguruar edhe transporti për njomakët. /Telegrafi/