Site icon Telegrafi

Besa me pesë sulmues në edicionin e ri

Para tij, zbarkimin në ‘Shahin Haxhiislami’ e konfirmuan edhe Fatih Karahoda, Nikollë Dushi e Premtona Muja. Duke folur për këtë strategji të pejanëve në afatin kalimtar, Valdet Shoshi e ka arsyetuar ardhjen e sulmuesve me efikasitetin e dobët të skuadrës në edicionin e kaluar.

“E kemi vërejtur që kemi pasur probleme në konkretizim, ndaj kemi vendosur që të bëjmë përforcime më shumë në fazën e sulmit. Kanë ardhur katër sulmues cilësor, të cilët sigurisht që mjaftojnë”, ka deklaruar Shoshi për Arenën.

Tutje, trajneri pejan e vlerëson ‘problemin’ si shqetësim pozitiv.

“Do të thosha që ky është një shqetësim pozitiv për mua. Është interesant kur ke shumë futbollistë në dispozicion. Konkurrenca është shumë e rëndësishme, pasi që ajo e ndihmon secilin lojtarë. Sigurisht, secili prej tyre duhet të angazhohen maksimalisht nëse duan të luajnë”, shtoi Shoshi, i cili do të jetë trajneri që do të mundohet t’ia kthejë titullin kampion Besës pas shumë vjetësh. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version