Të përzgjedhurit e Gani Sejdiut e presin më të relaksuar këtë ndeshje pas fitores së fundjavës së kaluar ndaj Istogut në udhëtim, raporton Tribuna.
Të dy skuadrat pritet të jenë të kompletuara, ndaj dueli në fushë pritet të jetë maksimalisht interesant. 90-minutëshi do të drejtohet nga kryesori Besfort Kosumi, në të cilin pejanët u ankuan shumë pas barazimit të xhiros së parë ndaj Trepçës ’89. /Telegrafi/