Site icon Telegrafi

Besa mbetet e vetme pa humbje

Kampioni Hysi zhgënjeu në duel me Gjilanin duke luajtur pa gola në Merdarë. Hysi lëshoi rast të mirë për të bërë edhe një hap drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.

Vëllaznimi deklasoi KEK-un (3-0). Besa importoi një pikë nga Kaçaniku duke përmbyllur takimin me Lepencin pa gola.

Besa në stinorin pranveror mbetet skuadra e vetme pa humbje. Fitore shënoi edhe Drenica, e cila mundi Lirinë (2-0) për të dëshmuar se fitorja në javën e shkuar nuk ishte e rastit. Me këtë fitore Drenica pozicionohet e shtata në tabelë, ndërsa Liria pësoi humbjen e parë në këtë stinor.

Prishtina befasoi për të mirë duke mposhtur bindshëm në derbi Dritën në Gjilan (3-0).

Të enjten zhvillohet ndeshja e fundit e këtij rrethi, Trepça 89 – Trepça. Pas përfundimit të kësaj ndeshje atëherë kompletohet tabela përfundimtare ku do të përcaktohen palët rivale për vazhdimin e garave.

Në xhiron e ardhshme i pari në tabelë takohet me të shtatin, i dyti me të tetin e kështu me radhë. /Telegrafi/

Exit mobile version