Telegrafi

Besa luan ndaj Besiktasit ose Donbasit

(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas duhet të pres për ta mësuar kundërshtarin në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Kampioni i Kosovës do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Besiktasit të Turqisë dhe Donbasit të Ukrainës.

Besiktasi e Donbasi takohen në raundin e parë të Kupës Evropiane. Skuadra që fiton pas dy ndeshjeve, do të përballet me Besën e Pejës në raundin e dytë.

Shorti është tërhequr të martën në Vjenë.

Besa në ndeshjen e parë, më 14 apo 15 tetor, është vendase. Ndeshjen e dytë e luan më 21 apo 22 tetor në udhëtim.