Pas Fisnik Papuqit, Krenar Vokshit dhe Fisnik Gashit, të premten në “Shahin Haxhi Islami” ka arritur edhe një tjetër ish-lojtar i ekipit pejan, Fitim Kasapi, duke e shtuar në katër numrin e tyre që u kthyen.
“Kam arritur marrëveshje gjashtëmujore me Besën dhe jam shumë i lumtur për këtë”.
“Ka disa javë që kishim filluar bisedimet me Besën, por në mungesë të kryetarit ishim në pamundësi që të kryejmë punën, që e kishte lënë këtë çështje të hapur, por edhe mundësinë që të mbetem edhe më tutje në Çelik”.
“Por po përsërisë që jam i lumtur që sërish jam në kthyer në klubin tim”, citon Zëri fjalët e Kasapit, i cili së fundmi ka luajtur në futbollin malazez, me ekipin e Çelikut. /Telegrafi/