Telegrafi

Besa sjell së shpejti këngën dhe klipin e ri “Kokëfortë”, detaje ekskluzive nga projekti (Foto)

Këngëtarja Besa Kokëdhima shumë shpejt do të sjellë në treg projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Kokëfortë”.

Në një bisedë për Telegrafin, Besa ka rrëfyer të gjitha detajet për këngën e re, e cila do të jet një baladë që me siguri do të pëlqehet nga publiku.

“Balada ime e re titullohet “Kokëfortë”, muzikën dhe tekstin i ka realizuar Flori Mumajesi, gjersa do të publikohet në janar të vitit të ardhshëm” ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Besa Kokëdhima në jurinë e "The Voice of Albania 6" (Foto)

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të cilat janë realizuar nga produksioni kosovar PinkMoon Creative, gjersa Telegrafi ka arritur të sigurojë disa imazhe ekskluzive nga videoklipi.

Besa gjatë xhirimeve të një prej skenave të klipit “Kokëfortë”.

Këngëtarja aktualisht është e angazhuar edhe si trajnere e “The Voice of Albania” i cili pritet të fillojë shumë shpejt, teksa e pyetur për rolin e saj atje, Besa për Telegrafin u shpreh:

“Jam entuziaste për angazhimin tim në ‘The Voice’, për të dhënë eksperiencën dhe dashurinë time talenteve të reja në rrugëtimin e tyre drejt suksesit”. /Telegrafi/

Besa Kokëdhima, një nga trajnerët e sezonit të 5-të të “The Voice of Albania”.