Këngëtarja Besa Kokëdhima shumë shpejt do të sjellë në treg projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Kokëfortë”.
Në një bisedë për Telegrafin, Besa ka rrëfyer të gjitha detajet për këngën e re, e cila do të jet një baladë që me siguri do të pëlqehet nga publiku.
“Balada ime e re titullohet “Kokëfortë”, muzikën dhe tekstin i ka realizuar Flori Mumajesi, gjersa do të publikohet në janar të vitit të ardhshëm” ka thënë ajo.
Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të cilat janë realizuar nga produksioni kosovar PinkMoon Creative, gjersa Telegrafi ka arritur të sigurojë disa imazhe ekskluzive nga videoklipi.
Këngëtarja aktualisht është e angazhuar edhe si trajnere e “The Voice of Albania” i cili pritet të fillojë shumë shpejt, teksa e pyetur për rolin e saj atje, Besa për Telegrafin u shpreh:
“Jam entuziaste për angazhimin tim në ‘The Voice’, për të dhënë eksperiencën dhe dashurinë time talenteve të reja në rrugëtimin e tyre drejt suksesit”. /Telegrafi/