Telegrafi

Besa Kokëdhima paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me artistin Illeoo

Besa Kokëdhima dhe Illeoo (Foto: Instagram)

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Artistja shqiptare njoftoi fansat se po vjen me një bashkëpunim dhe se këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Illeoo.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Së shpejti me Illeo”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë për të cilin nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Besa Kokëdhima

Marrë parasysh zhanrin dhe vokalin e dy artistëve të njohur, kënga besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Illeoo në anën tjetër numëron hite të shumta në karrierën e tij përfshirë, “Block”, “So fresh”, “Tana”, “Keef” etj.

Ndërkaq Besa do e bëjë rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë, kurse të fundit projekt e solli në shkurt të titulluar “C’est la vie” në bashkëpunim me BledBeats. /Telegrafi/