Këngëtarja Besa Kokëdhima ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Artistja shqiptare njoftoi fansat se po vjen me një bashkëpunim dhe se këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Illeoo.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.
“Së shpejti me Illeo”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë për të cilin nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.
Marrë parasysh zhanrin dhe vokalin e dy artistëve të njohur, kënga besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
Illeoo në anën tjetër numëron hite të shumta në karrierën e tij përfshirë, “Block”, “So fresh”, “Tana”, “Keef” etj.
Ndërkaq Besa do e bëjë rikthimin në skenë pas një kohe të gjatë, kurse të fundit projekt e solli në shkurt të titulluar “C’est la vie” në bashkëpunim me BledBeats. /Telegrafi/