Festat e fundvitit janë speciale për Besa Kokëdhimën, e cila edhe këtë vit, ashtu si paraardhësit ka vendosur t’i festojë në mënyrë të veçantë.
Këngëtarja e njohur ka publikuar dy vitet e kaluara nga një album me këngë për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, të cilin e ka shoqëruar edhe me një set fotografik special.
Së fundi Besa ka realizuar setin e ri ku duket një babagjysh tejet joshës.
Teksa pozon në mënyrë sensuale, këngëtarja shihet e rrethuar nga dhuratat në fotot e reja. Megjithatë, Besa ende nuk ka deklaruar asgjë për albumin e radhës, që fansat e saj e presin me padurim. /Telegrafi/