Telegrafi

Besa Kokëdhima në jurinë e “The Voice of Albania 6” (Foto)

Kanë filluar përgaditjet për edicionin e gjashtë të spektaklit të talenteve “The Voice of Albania”.

Shumë shpejt pritet të nisin edhe audicionet, e ndërsa këtë vit si asnjëherë më parë është përfolur shumë për anëtarët e jurisë, të cilët nuk do të jenë të njejtët.

Është bërë e ditur se panelit gjykues i është shtuar edhe këngëtarja kosovare Rona Nishliu, e cila do të zavendësojë Jonida Maliqin, që ishte vitin e kaluar.

Ndërsa një tjetër këngëtare e njohur shqiptare ka konfirmuar së fundmi se do të ulet në karrigen e “The Voice”, e ajo është Besa Kokëdhima e cila këtë lajm e ka bërë të ditur përmes publikimit të një fotografije në Instagram.

“Unë do të jem në juri, jo për të gjykuar por për t’i ndihmuar ata të ngjiten sa më lart”, ka shkruar Besa në mbishkrimin e fotos.

Ndërkohë në faqen zyrtare të “The Voice”, Besa është prezantuar si anëtarja e tretë e jurisë së edicionit të sivjetmë të spektaklit, gjersa Alban Skënderaj do të jetë gjithashtu në juri.

Mesa duket asnjë nga trajnerët e vitit të kaluar, nuk do të jenë pjesë e panelit gjykues për këtë vit.

Po flitet se anëtarja e fundit e jurisë mund të jetë këngëtarja e njohur nga Shqipëria, ish-prezantuesja e emisionit “Portokalli”, Eneda Tarifa. /Telegrafi/