Përpara një zgjedhje të vështirë, si ngrënia e një gjuhe lope, këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima është detyruar t’i përgjigjet pyetjes se kur është mërzitur ndonjëherë me babanë e saj, Koço Kokëdhimën?
Këngëtarja shqiptare ka qenë mysafire e emisionit të Luana Vjollcës, ku është sfiduar në disa raste me pyetje të vështira.
Në rubrikën “Ndaje ose haje”, të emisionit “Shiko Kush Luan”, Besa pasi është menduar për disa sekonda ka treguar se është mërzitur me të atin kur ai nuk ka shkuar në një koncert të sajin.
Nëse ju menduat se Besa është mërzitur për ndonjë kapriço e keni gabim. Besa nuk është e tillë.
Ajo dëshiron që babai i saj të jetë pranë këngëtares në momentet më të bukura të karrierës por edhe jetës së saj.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /tch/telegrafi/