Besa Kokëdhima ka paralajmëruar videoklipin e ri muzikor që do të publikohet së shpejti.
Këngëtarja shqiptare ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është në përgatitje të projektit të ri.
Ajo e ka publikuar një fotografi nga xhirimet në Instagram për t’i mbajtur të informuar fansat e saj për këngën e re.
Po paraprakisht bukuroshja ka sjell disa imazhe sensuale të një foto sesioni, ku biondina shfaqet joshëse.
Bukuroshja ka të veshur një fustan të bardhë që vë në pah gjoksin e këngëtares gjersa i ka kombinuar me vathë të bukur dhe këpucë fantastike.
Kujtojmë që në të kaluarën, ajo ka sjellë projekte të pëlqyera solo, por edhe bashkëpunime shumë të mira.
Në vitin e kaluar, Besa e publikoi bashkëpunimin me Elinel, “Mos m’le me ra”, që u pëlqye nga fansat e dy këngëtarëve. /Telegrafi/