Telegrafi

Besa Kokëdhima flet për ndërhyrjet në fytyrë: Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë

Besa Kokëdhima (Foto: YouTube)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Besa Kokëdhima, është mjaft aktive në muzikë dhe një personazh tejet i komentuar në faqet rozë.

Ajo së fundmi ishte pjesë e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, teksa krahas karrierës nuk i shpëtoi pyetjeve as për pamjen e jashtme.

E njëjta nuk e ka mohuar se ka bërë ndërhyrje edhe në fytyrën e saj, meqenëse përflitet për ndryshimet që ka bërë ndër vite.

Besa Kokëdhima (Foto: YouTube)

“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbajë balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh këngëtarja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Besa Kokëdhima

Kokëdhima më tutje flet për jetën private dhe përçon një mesazh tek të gjitha vajzat e reja.

“Jam propozuar disa herë gjatë jetës, sigurisht që besoj tek dashuria e vërtetë por jo domosdoshmërisht tek princi i kaltër. Gjithmonë në përrallat e Disney vajza portretizohet në një rrethanë apo situatë jetësore të pavolitshme dhe të sikletshme dhe gjithmonë është një shpëtimtar që do të vijë dhe ai është princi i kaltër. Nuk duhet princi që gjithnjë të shpëtojë një situatë, pasi vajzat janë heroina të vetvetes që mund të bëjnë vet një gjë të tillë”, ka thënë ajo.

Këtë periudhë pandemie, Besa ka qenë duke punuar mjaft shumë në projekte të reja muzikore.

Ajo është në përgatitje të një kënge të re, për të cilën ka thënë se është bashkëpunim. /Telegrafi/