Site icon Telegrafi

Besa Kokëdhima i drejtohet Qeverisë së Shqipërisë: Atë energji që do ia japim Kosovës për festa, mos ia jepni borxh por faljani

Kosova po vazhdon të përballet me një krizë energjetike, e cila është thuajse tema më e përfolur tash e sa ditë në media.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në Twitter ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, njoftoi Rama.

E teksa po shqyrtohet mundësia e marrjes borxh të energjisë, këngëtarja Besa Kokëdhima pati një thirrje publike për Qeverinë e Shqipërisë.

Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, bëri thirrje që energjia t’i falet Kosovës për festa dhe assesi të mos jepet hua.

Foto: Besa/InstaStory

“Atë energjinë që do i japim Kosovës për datë 31 dhjetor, 1 janar, në vend t’ua jepni borxh, faljani. Bëni dhe një projekt të përbashkët energjetike në vend të shkëmbejmë lartë e poshtë megavatet me vëllezërit”, shkroi Kokëdhima në InstaStory.

Besa përndryshe jo pak herë ka ngritur zërin për çështje të ndryshme kombëtare apo politike. /Telegrafi/

Exit mobile version