Site icon Telegrafi

Besa Kokëdhima bëhet për ushqim artificial (Foto)

Prej javësh Besa Kokëdhimën e ndjekim si një nga trajneret e spektaklit të zërit “The Voice of Albania”.

Pavarësisht angazhimeve në këtë program këngëtarja ka qenë aktive gjithashtu ehde në muzikë pasi së fundmi ka publikuar klipin “Kokëfortë”.

Megjithatë jo gjithçka shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbrëmjen e djeshme Besa është dashur të shkojë në spital pasi nuk ka qenë mirë me shëndetin.

Ajo është helmuar nga ushqimi dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm. Këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa tregon se është duke marrë serum për të përmirësuar metabolizmin dhe për të bërë kurën e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version