Telegrafi

Besa Kabashi – Ramaj nga PDK: Me vendime të improvizuara në pandemi, Qeveria po u shkakton qytetarëve dëme afatgjata

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, ka reaguar sot për vendimet e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se improvizimet po u shkaktojnë dëme afatgjate qytetarëve.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se me këto vendime ad-hoc qytetarëve të Kosovës po ju shkaktohet dëm afatgjatë në rrezikim të shëndetit dhe shkollimit.

“Në situatën ku jemi, nuk është për tu habitë që merren vendime të momentit mbi masat kundër COVID, apo edhe se si do fillojë viti i ri shkollor. Këto vendime janë të vështira, sepse ju mungon thelbësisht një plan i mirëfilltë që është i bazuar në përgatitje adekuate e informata konkrete, por gjithashtu janë vendime të ‘lehta’, sepse janë ‘vendime të momentit’/’haphazard’ për të ‘kontrollu demet’/’damage control’. Dhe kjo është fatkeqësia më e madhe në këtë mes, dëmi serioz dhe afatgjatë që po i shkaktohet qytetarëve tanë, duke ju rreziku shëndetin dhe diturinë, dy komponentët kyç dhe më bazike njerëzore”, shkruan ajo.