Bukuroshja mitrovicase është një ndër modelet më të guximshme shqiptare.
Ajo ka thyer shumë barriera duke pozuar edhe lakuriq, të cilat imazhe i ka publikuar në rrjetet sociale.
Është fjala për Besa Istrefin, e cila së fundi ka qenë imazh i koleksionit të ri të kreatores Vildane Nicit.
Këtë të fundit modelja e ka falënderuar për bashkëpunimin korrekt dhe ka paralajmëruar edhe projekte të reja.
“Faleminderit Vildane Nici që më pate”, ka shkruar Besa në llogarinë personale në Instagram.
Istrefi shihet në të brendshme të zeza dhe një rrjet të kuqe, e cila e shfaq tejet seksi mitrovicasin.
Ndryshe, Besa është imazh edhe i markës së syzeve të “Woodstone Eyglasses”. /Telegrafi/