Përballja në mes ekipit pejanë dhe atij prishtinas ka dhënë lojë të nivelit mesatare, ndonëse ishin nikoqirët ata që më shumë e kërkuan fitoren, njofton KosovaPress.
Goli i fitores për Besën vjen në minutën e 52-të, kur Mensur Duraku u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë.
Për shkak të një kacafytjeje në mes vetë, Gashi i vendësve dhe Kastrati i mysafirëve u ndëshkuan me karton të kuq. /Telegrafi/