Pasi KF Feronikeli u sanksionua nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës me pezullimin e stadiumit në Drenas, klubi pejan i ka ofruar kampionit fushën e vetë.
“Ne si klub i hapëm dyert për t’i dal ne ndihmë dhe për t’i mundësuar që në një stadium me kushte të volitshme të zhvilloj ndeshjen e fundit kampionate”.
“Gjithashtu këtë gjest ishim të obliguar ta bëjmë shkaku edhe i pritjes vëllazërore që na bënë neve zyrtarët dhe komplet klubi i Feronikelit”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e skuadrës pejane. /Telegrafi/
KF Besa I hap dyert e stadiumit "Shahin Haxhiislami" në Pejë per KF Feronikelin.Pasi KF Feronikeli u sanksionu nga ana…
Posted by Kf Besa on 2015-11-30