“Të tre lojtarët amerikanë, King, Demeritte dhe Philips nuk kanë pasur kontratë profesionale me klubin. Ata ishin në prova në skuadrën tonë dhe nuk kanë arritur të sigurojnë kontrata profesionale. Ne kishim marrëveshje me ta që të sigurojmë biletat, ushqimin në një restorant shumë luksoz si dhe vendbanimin, të gjitha të siguruara. Ndryshe, ata nuk janë paguar më shumë nga klubi pasi kështu ishte marrëveshja”, u shpreh Elshani për gazetën Tribuna.
Ndryshe, i pari i skuadrës pejane bëri të ditur se vetëm lojtarët vendorë dhe qendra angleze, Brad Kanis, së bashku me trajnerin, Boris Kurtoviq, kanë kontrata me klubin. “Trajneri si dhe të gjithë lojtarët vendor kanë kontrata profesionale me klubin. Pas pushimeve, trajneri, Boris Kurtoviq dhe Kanis do të rikthehen sërish në skuadër. Unë besoj se me një trajner si Kurtoviq do të arrijmë synimet tona të cilat i kemi”, shtoi Elshani. Besa stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e gjashtë me 19 pikë të tubuara. /Telegrafi/