Besa Gashi në vitin 2006 ka fituar kurorën e më të bukurës së Kosovës.
Megjithëse kanë kaluar mbi 12 vjet, pak kanë ndryshuar edhe format trupore të bukuroshes.
Por, duket se kjo nuk i ka mjaftuar 28-vjeçares pasi që kohët e fundit ka filluar të merret edhe me ushtrime në palestër.
Kjo ka bërë që të rifitojë linjat seksi të trupit teksa i ekspozon në rrjetet sociale gjatë pushimeve verore.
“Në një trup të shëndetshëm, një frymë e shëndetshme”, ka shkruar ndër të tjerash modelja shqiptare.
Theksojmë se zeshkania gjendet për pushime në plazhet fantastike të shtetit turk.
Ndryshe, modelja është e martuar me këngëtarin Albert Krasniqin dhe ka një vajzë. /Telegrafi/