Besa Gashi po realizon setin e ri fotografik.
Ish Miss Kosova është zgjedhur si imazh i koleksionit më të ri të kreatores Valdete Mustafa, transmeton Telegrafi.
Megjithëse fotografitë dhe veshjet nuk janë publikuar ende, Besa në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një video nga prapaskenat e realizimit të fotove.
Me një fustan të gjatë që i zbulon këmbën dhe flokët kaqurrela, bukuroshja duket mahnitëse./Telegrafi/.