Telegrafi

Besa me fitore tjetër bindëse në Kupën Evropiane, kalon në raundin e tretë

(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Bosna Visokon me rezultat 32:20.

Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në Pejë, kampionia e Kosovës e fitoi me rezultat 36:18.

Me dy fitore të thella, Besa kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Janë këto fitoret më të larta të Besa Famgas në gara kontinentale.

Lexo po ashtu Fitore shumë e thellë e Besa Famgas në Kupën Evropiane, me një hap në raundin e tretë

Skuadra pejane ka pretendime për të shkuar edhe më larg se raundi i tretë.

Në ndeshjen e dytë rastin te Besa e kanë fituar lojtarët e rinj, që kanë shfaqur kualitetet.

Më efikasi ishte Drilon Tahirukaj me gjashtë gola. Pesë gola i shënoi Arbios Mushkolaj.

Në raundin e tretë paraqitet edhe KH Prishtina.

Besa Famgas – Bosna Visoko 32:20 (20:7)

Besa Famgas: Tahirukaj 6, Mushkolaj 5, Alonso 4, Jupa 4, J. Muqolli 3, Y. Muqolli 3, Tafilaj 2, Idrizi 2, Gjuka 1, Visoka 1, Vokshi 1, Prce, Mallios, Ramosaj, Luzha, Mehmeti.