Besa Famgas e ka fituar bindshëm edhe ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti Bosna Visokon me rezultat 32:20.
Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën në Pejë, kampionia e Kosovës e fitoi me rezultat 36:18.
Me dy fitore të thella, Besa kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Janë këto fitoret më të larta të Besa Famgas në gara kontinentale.
Skuadra pejane ka pretendime për të shkuar edhe më larg se raundi i tretë.
Në ndeshjen e dytë rastin te Besa e kanë fituar lojtarët e rinj, që kanë shfaqur kualitetet.
Më efikasi ishte Drilon Tahirukaj me gjashtë gola. Pesë gola i shënoi Arbios Mushkolaj.
Në raundin e tretë paraqitet edhe KH Prishtina.
Besa Famgas – Bosna Visoko 32:20 (20:7)
Besa Famgas: Tahirukaj 6, Mushkolaj 5, Alonso 4, Jupa 4, J. Muqolli 3, Y. Muqolli 3, Tafilaj 2, Idrizi 2, Gjuka 1, Visoka 1, Vokshi 1, Prce, Mallios, Ramosaj, Luzha, Mehmeti.