Pejanët me 10 gola dallim (41:31) e kanë mposhtur Kosovën, duke dëshmuar edhe një herë se sivjet janë skuadër pothuajse e pakonkurrencë ne hendbollin kosovar. Në takimin tjetër, Prishtina gjithashtu pa shumë probleme e ka mposhtur Dritën me rezultat 43:18, derisa pretendenti tjetër për titull, Kastrioti këtë vikend ishte i lirë.
Renditjes me pikë maksimale (10) i prin Besa Famiglia, e ndjekur nga Prishtina që ka 6 pikë me një ndeshje më pak. Me pikë të njëjta janë edhe Kosova e Zhegra që pozicionohen në vendet 3 e 4, ndërsa Kastrioti është në pozitën 6 me 4 pikë.
Edhe në konkurrencën e femrave janë zhvilluar ndeshjet e javës së 4-të. Kastrioti, Prishtina e Kosova pa asnjë telashe kanë shënuar fitore, duke e mposhtur Vëllaznimin, Shqiponjën përkatësisht Istogun. Pas kësaj jave vazhdon të kryesojë Kastrioti me 8 pikë, aq sa ka edhe Kosova. Në vendin e tretë është Prishtina me 6 pikë të tubuara. /Zëri/Telegrafi/