Site icon Telegrafi

Besa Famgas vazhdon dominimin, fiton Kupën e Kosovës

Besa Famgas ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Skuadra pejane të shtunën mbrëma në Istog e ka fituar Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll. Besa Famgas në finale e mposhti Prishtinën me rezultatin 38:29.

Finalja ishte e fortë dhe interesante, ndërsa Besa ka shfaqur më shumë. Prishtina është mbajtur në lojë, por pejanët gradualisht janë shkëputur në rezultat dhe kanë arritur te fitorja e thellë.

Besa ka fituar më herët edhe titullin e kampionit dhe përmbyll edhe një edicion tjetër me dy trofe të fituar.

Te Besa Famgas lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall spanjolli Victor Alonso. Ai ndeshjen e mbylli me 8 gola. 8 gola i shënoi edhe Egzon Gjuka, ndërsa kapiteni Nikolla Prce e mbylli ndeshjen me 7 gola.

Te Prishtina lojtari  i ndeshjes ishte portieri Armir Agushi. Ndërsa lojtari më i mirë i Final4 ishte Deniz Terziqi. Ai finalen e mbylli me 13 gola.

Kapitenit të Besa Famgas, Nikolla Prce, trofeun ia dorëzoj zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.


Besa Famgas – Prishtina 38:29 (19:14)

Besa Famgas: Gjuka 8, Y. Muqolli 2, J. Muqolli 1, Tahirukaj, Mallios 4, Ramosaj 1, Alonso 8, Prce 7, Visoka 5, Vokshi 1, Mushkolaj 1, Luzha, Mehmeti, Radoniqi, Cacaj, Mehmetaj

Prishtina: Beqiri, Agushi, Ramadani, Zherka, H. Ramadani, Bajqinovci 5, Gjuka, Shabani 5, Ademi, Quni, Beshiri 1, Prekazi 3, Sula 2, Kastrati, Terziqi 13


 

Exit mobile version