Besa Famgas dhe Prishtina kanë kaluar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Prishtina të shtunën në gjysmëfinale fitoi ndaj Trepçës me rezultat bindës, 31:22.
Ndaj Trepçës, Prishtina ishte vazhdimisht në epërsi solide. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:9 në të mirë të Prishtinës.
Kastrioti nuk do t’ia dal të mbrojë trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Skuadra ferizajase është ndalur të shtunën në gjysmëfinale nga Besa Famgas.
Rezultati i ndeshjes në mes të Besa Famgas e Kastriotit ishte 31:20.
Besa Famgas të martën fitoi titullin e kampionit dhe tani synon edhe Kupën e Kosovës.
Prishtina dhe Besa Famgas do të takohen në finale të Kupës, që luhet nesër nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. /Telegrafi/