Telegrafi

Besa Famgas kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas, ashtu si pritej, ka zënë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Të mërkurën mbrëma në Pejë, Besa e mposhti Rahovecin me rezultatin 39-26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21-15 për Besën.

Njëmbëdhjetë lojtarë të Besa Famgas shënuan gola në ndeshjen çerekfinale, kurse më efikasi ishte Egzon Gjuka me shtatë gola.

Egzon Vuçitërna ishte më efikasi te Rahoveci me shtatë gola.

Besa Famgas është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës.