Site icon Telegrafi

Besa Famgas fiton edhe një trofe, mposht Trepçën në ‘Minatori’

Besa Famgas është fituese e Superkupës së Kosovës në hendboll për herë të dytë rresht. Kështu ekipi pejan ka shtuar edhe një trofe në koleksionin e pasur.

Besa në ndeshjen për Superkupë e mposhti Trepçën me rezultat 36:28.

Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë para një numri të madh shikuesish.

Besa ishte vazhdimisht para për disa gola. Trepça megjithatë kërkoi barazimin deri në fund dhe kështu ndeshja ishte e fortë dhe cilësore.

Trofeun e Superkupës e dorëzoi presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Medaljet për ekipin pejan i dorëzuan presidenti Saraçini dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza. /Telegrafi/ 

Exit mobile version