Telegrafi

Besa Famgas fitoi turneun “Jeton Tërstena – Tota” në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas e ka fituar turneun memorial “Jeton Tërstena – Tota”.

Në finale, të dielën, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultat 35-19. Rezultati pas pjesës së parë ishte 20-8.

Ndërkohë, për vend të tretë u takuan Vushtrria e Prishtina. Me një gol dallim, 31-30, fitoi Prishtina. Skuadra prishtinase ishte në epërsi 17-13 pas pjesës së parë.

Ky turne u ka shërbyer skuadrave për të parë formën në prag të fillimit të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në hendboll.

Turneu kushtuar dëshmorit Jeton Tërstena është zhvilluar për dy ditë në Vushtrri.