Site icon Telegrafi

Besa Famgas e vendosur për ta kaluar Borcin në Kupën Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me Borcin e Banjallukës.

Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, Besa e humbi me rezultat 28:25.

Por kampionia kosovare kishte paraqitje të nivelit të lartë që jep shpresë të madhe për ndeshjen në “Karagaçi”.

Gjatë tërë ndeshjes kishte pasur thirrje anti-shqiptare nga tifozët e Borcit, por përkundër kësaj lojtarët e Besës ruajtën qetësinë duke dhënë shembull dhe njëkohësisht duke ofruar më të mirën për ta prezantuar si duhet hendbollin kosovar.

Te Besa megjithatë vlerësojnë se mund të japin më shumë dhe janë të mobilizuar për të fituar me më shumë se tri gola dallim dhe për të avancuar në raundin tjetër të Kupës Evropiane, shkruan faqja zyrtare e FHK-së.

Te Besa kanë punuar maksimalisht gjatë tërë javës dhe të gatshëm e presin ndeshjen.

Besa Famgas llogarit edhe në përkrahjen e zëshme të shikuesve. Federata e Hendbollit e Kosovës u ka bërë thirrje tifozëve në palestër që animi të jetë korrekt dhe në suaza sportive. /Telegrafi/ 

Exit mobile version