Site icon Telegrafi

Besa e Pejës në vlugun e përgatitjeve

Nga Besa janë larguar Mensur Duraku drejt Çelikut të Zenicës, Bekim Bajraktar drejt Deçait, Gashi dhe Haliti për në Feronikel si dhe Hysen Lekaj, i cili po vazhdon karrierën jashtë vendit.

Në përgatitje me Besën është edhe Fisnik Papuqi, i cili në rast se nuk do të gjejë angazhman të volitshmë jashtë vendit do të rikthehet në vatrën e vjetër.

Me skuadrën e parë të Besës aktualisht janë duke stërvitur edhe dhjetë futbollistë juniorë, të cilët do të konkurrojnë për përbërjen më të mirë të skuadrës.

Besa ka edhe organe t reja drejtuese, me kryetar Bakir Burri, nënkryetare Afërdita Grapcin dhe nënkryetar të dytë Naim Sahitin.

Sekretari i ri i klubit pejan është zgjedhur Barlet Imami, që është edhe zëdhënës i klubit. Shtabi teknik, në anën tjetër, është përforcuar me trajnerin Ruzhdi Gega, i cili do të jetë ndihmës i kryetrajnerit Valdet Shoshi.

Besa ka paralajmëruar se të shtunën e kësaj jave do të zhvillojë një ndeshje miqësore kontrolluese në Kukës me skuadrën Kukësi, anëtar i ligës së dytë në kampionatin shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version