Telegrafi

Besa e Gashit në Qeveri?

Lidhja Socialdemokrat e Maqedonisë dhe Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin sot pas dite kanë nisur bisedimet për ndarjen e kulaçit qeveritar, shkruan gazeta KOHA.

Sipas informatave jozyrtare, tashmë është marrë qëndrimi brenda dy partive të mëdha – LSDM dhe BDI që Lëvizja BESA të jetë pjesë e Qeverisë, por që do të jetë e hapur edhe për partitë tjera: PDSH, Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin dhe Aleancën për Shqiptarët.

Në LSDM më shumë dëshirohet një koalicion sa më i gjerë i Qeverisë, kjo për shkak të shumicës s së brishtë në Parlament, por që nuk ka arritur të bind deri në fund BDI-në këtë drejtim, thonë burimeve qeveritare.