Site icon Telegrafi

Besa e fillon ndaj Trepçës mbrojtjen e titullit të Superligës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampionati i ri fillon më 17 shtator, ndërsa garojnë nëntë skuadra. Samadrexha ka hequr dorë nga garimi në Superligë dhe vazhdon garën në Ligën e Parë.

Kampione aktuale është Besa Famgas, që në fillim të edicionit sfidohet në Mitrovicë. Besa është mysafire e Trepçës dhe pritet një ndeshje interesante.

Interesant pritet të jetë edhe takimi Kastrioti-Vushtrria. Bëhet fjalë për dy skuadra të përforcuara që kanë pretendime në kampionatin e ri.

Deçani-Vëllaznimi dhe Rahoveci-Llapi janë dy ndeshjet tjera të xhiros së parë. Prishtina është e lirë.

Exit mobile version