Telegrafi

Besa dhe Llapi në finale të Kupës

Me rezultat 6-0, Besa ka fituar kundër Trepçës në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Sfida e parë e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi me rezultat 2-2, ashtu që skuadra nga Peja ka vazhduar në finale me rezultat të përgjithshëm prej 8-2.

Xhevdet Shabani (3′ dhe 31′), Donart Sheqerolli (37′ dhe 64′), Fatih Karahoda (70′) dhe Kastriot Rexha (78′ ) ishin golashënues.

Në takimin tjetër, Llapi ka fituar me rezultat 4-1 kundër Drenicës për të vazhduar në finale po me këtë rezultat, pasi përballja e parë ishte mbyllur pa gola.

Florim Bërbatovci (18′ dhe 60′) dhe Hamdi Namani (48′ dhe 69′) i shënuan golat për Llapin, ndërsa golin e nderit për Drenicën e realizoi Armend Abazi në minutat shtesë. /Telegrafi/