Site icon Telegrafi

Besa dhe Gjilani i ndajnë pikët

Dueli i skuadrave nga mesi i tabelës, Besa dhe Gjilani, është mbyllur me barazim (1-1).

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, vendasit luajtën më mirë në pjesën e parë, në të cilën e shënuan një gol.

Fillimisht, një rast të mirë e pari Florent Qorraj, ndërsa më pas u akordua penalti, të cilën e konvertoi në gol Diar Miftaraj (39’).

Në pjesën e dytë, Gjilani e barazoi rezultatin me golin e Betim Haxhimusës (59’).

Ndërsa mysafirët e kërkuan edhe fitoren me anë të Zgjim Musës, i cili nuk arriti të shënonte.

Pas kësaj xhiroje, Besa dhe Gjilani i ruajnë pozitat respektive në tabelë, pesë dhe gjashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version