Besa dhe Drenica i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Skuadra nga Skenderaj krijoi një shans të mirë në minutën e 35-të me anë të Qemail Elshanit që gjuajti nga distanca, mirëpo ishte i pasaktë.
Besa më pas kishte iniciativën përpara, por që mbrojtja mysafire ishte shumë e ngjeshur.
Në 45 minutëshin e dytë, Agon Xhaka i Besës gjuajti nga distanca e që topi kaloi pranë portës së Drenicës.
Ishte minuta e 60-të kur Argjent Mustafa gjuajti nga largësia, por që topi përfundoi jashtë.
Rastin më të mirë në këtë takim e kishte Norik Krasniqi në minutën e 80-të, mirëpo goditjen e tij e ndali Hasi.
Pas javës së 11-të, Drenica është në vendin e katërt me 15 pikë, derisa Besa në të parafundit me gjashtë sosh. /Telegrafi/