Telegrafi

Besa angazhon Morinën e jo Tovërlanin

Klubi pejanë tashmë ka gjetur pasardhësin e Valdet Shoshit, i cili dy ditë më parë dha dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta në dy javët e para të këtij sezoni.

Tekniku prishtinas, i ka thënë KosovaPress-it se është i kënaqur që ka marrë drejtimin e Besës së Pejës, skuadër kjo më nam në futbollin tonë.

Ish trajneri i disa skuadrave elitare, se fundmi i Dritës së Gjilanit, thotë se për pesë minuta është arritur marrëveshja me krerët e skuadrës pejanë. Morina thotë se synimi i tij do të jetë fillimisht stabilizimi i skuadrës, e më pas mbetet të shihet.

“Për pesë minuta jemi marrë vesh me Besën e Pejës. Ata i dhanë kushtet e tyre, unë kushtet e mia, dhe për pak minuta kemi arritur marrëveshje një vjeçare”, ka thënë Morina.

“Nuk kam ndonjë presion për titull të kampionit. Fillimisht synimet e mia janë që ta stabilizojë skuadrën, e më pas të shohim”, tha ai.

Morina sot pasdite do të nis aventurën në krye të Besës së Pejës. /KP/Telegrafi/