Vazhdojnë ende urimet për Ilir Metën, edhe një ditë pas ceremonisë së shpalljes si president i Shqipërisë.
Aktori Besa Kallaku ka publikuar një fotografi të Metës në llogarinë personale në Instagram, ndërsa në mbishkrimin e saj, i ka bërë atij një kërkesë të veçantë.
“Urime diten e pare te punes Presidentit te 10-te te Republikes se Shqiperise. Uroj qe ne nje nga ditet ne vazhdim, ta presi ne zyre edhe Ardi Daullxhiun. Presim ftesen z.President.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, si Besi, ashtu edhe “Daullxhiu i famshëm” kanë qenë përkrahës të LSI-së, gjatë fushatës zgjedhore. /Telegrafi/