Telegrafi

Bes Kallaku tregon se si bizneset shqiptare i rritin çmimet kur marrin vesh se pushuesit janë nga Kosova

Bes Kallaku është një ndër aktoret më të preferuar të publikut shqiptar.

Aktori u bë i njohur më shumë me rolet në shoun televiziv, ‘Portokalli’, duke portretizuar një numër të madh të personazheve.

Ai kohët e fundit ishte temë e mediave tona rozë për martesën me Xhensila Myrtezajn si dhe ardhjen në jetë të vajzës, Ajka.

Së fundi, Kallaku ka realizuar disa video të shkurta se si trajtohen sipas tij turistët e Kosovës në bregdetet shqiptare.

Në video shihen se si ndryshojnë çmimet posa pronarët e bizneseve marrin vesh se pushuesit vijnë nga vendi ynë.

Lexo po ashtu Xhensila ka frikë nga injeksionet, Bes Kallaku tallet teksa e xhiron gjatë mjekimit

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta të fansave të tij, ku disa prej tyre e kundërshtojnë iniciativën e aktorit dhe ca e përkrahin përmes pëlqimeve.

Ndryshe, Besi është duke punuar edhe në disa projekte të reja artistike që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/