Telegrafi

Bes Kallaku tregon pse i feston festat me fëmijët (Video)

Ministria e Brendshme organizoi këtë javë një eveniment të quajtur: “Heroi ynë – je ti!”, në të cilin u mblodhën fëmijët e policëve të rënë në detyrë dhe emrat e njohur të ekranit: Valbona Selimllari, Flor Mumajesi dhe Bes Kallaku.

Thumb ishte aty prezent dhe pyeti aktorin e njohur të Portokallisë, Bes Kallaku, se pse i feston festat pothuajse gjithmonë me fëmijët.

Lexo po ashtu Bes Kallaku feston ditëlindjen me fëmijët e policëve të rënë në detyrë (Foto)

“Nuk është se s’kam ç’bëj, puna është se duhet ta bëj! Dhe jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta bëjnë diçka të tillë!”, është shprehur ai.

Më pas, Besi ka uruar të gjithë ndjekësit e tij duke thënë shprehjen karakteristike të tij: “Zoti ju rujt!” dhe ka bërë thirrje që të falim sa më shumë dashuri. /Telegrafi/