Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Bes Kallaku, është mjaft i pëlqyer nga publiku dhe shpesh fotografohet me personazhe të famshme publiku.
Këtë herë, ai ka pasur rastin të takohet me futbollistin francez, Franck Henry Pierre Ribéry, i cili luan për ekipin e Fiorentinas dhe tashmë shquhet për karrierën e bujshme profesionale.
Me këtë rast, 33-vjeçari në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një fotografi të përbashkët me futbollistin.
“Do ta marr te ekipi i Laçit”, ka shkruar krahas këtij imazhi aktori Kallaku, gjersa etiketon edhe filmin “Falco”, mbase është takuar gjatë xhirimeve të tij.
Ndërkaq, xhirimet e filmit kanë nisur tash e disa muaj, pjesë e të cilit do jenë emra të njohur të kinematografisë shqiptare, si aktori Arben Derhemi, Olsi Bylyku, modelja Rashel Kolaneci, kurse regjisor i “Falco” është Eduart Grishaj.
Përveç filmit, Besi është mjaft aktiv edhe në muzikë dhe projekti i fundit i lansuar nga ai është “Si rrush” në bashkëpunim me Fatima Ymeri, që u mirëprit nga fansat e dyshes. /Telegrafi/