Mbrëmë (e premte), aktori i humroit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.
Dyshja u martuan në një dasmë të organizuar në Pallatin Presidencial në Tiranë.
Shumë të ftuar VIP ishin pjesë e kësaj dasme, ndër ta edhe vet presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Por dy figura të njohura publike nuk ishin të pranishëm, ndonëse kishin pranuar ftesën.
Bëhet fjalë për kreun e PD-së dhe ish-kreun e LSI-së, Lul Basha dhe Petrit Vasili.
“Përshëndetje z. Basha. Do kisha shumë dëshirë që në datën 1 shtator t’iu kishim në dasmë”, i kishte shkruar Besi.
“Di vij me patjetër! Fjalë burri që do vij!”, më pas ishte përgjigjur ai.
Ndërkohë mesazhi i shkëmbyer me Vasilin ka qenë edhe më ngacmues.
“Tito, mos harro dasmën!”, i shkruan Besi. “Do vij vetëm po më ule në krah të Ilir Metës”, i ka kthyer përgjigjen ish-kryetari i LSI-së.
Të gjitha këto mesazhe, Besi i ka prezantuar në një ‘led wall’, të vendosur në sallën e dasmës. /Telegrafi/