Bes Kallaku ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Aktori i ka dedikuar një këngë bashkëshortes, Xhensila Myrtezaj, me të cilën javën e kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre.
“Skifterja zemrës”, titullohet kënga, të cilën Kallaku e ka sjell në bashkëpunim me Klajdi Harunin.
Pjesë të videos janë edhe momentet e marra prej dasmës teksa shihen shumë personalitete të ndryshme.
Ndryshe, çifti aktualisht gjendet në muajin e mjaltit duke shijuar plazhet fantastike të Maldiveve. /Telegrafi/