Telegrafi

Bes Kallaku nuk është larguar nga “Portokalli”, shfaqet përkrah aktorëve në sezonin e ri (Video)

Spektakli i njohur i humorit “Portokalli” do të rikthehet këtë shtunë me sezonin e ri në ekranin e “Top Channel”.

Lajmin për këtë gjë e ka konfirmuar edhe një prej aktorëve më mediatikë të spektaklit Bes Kallaku, për të cilin është përfolur ditë më parë se nuk do të jetë më pjesë e sezonit të ri.

Por kjo gjë del të jetë e pavërtetë, pasi ai nuk do të mungojë për shikuesit e spektaklit edhe në këtë sezonë.

Ai ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta treguar këtë, me anë të një video të shkurtër të publikuar në profilin e tij në “Instagram”.

Besi dhe të gjithë aktorët e tjerë mbanin në duar skenarët, teksa pritet të shihet se cilat do të jenë syurprizat që do të ofroj spektakli këtë të diele. /Telegrafi/