Aktori shqiptar, Bes Kallaku, i njohur më së shumti për rolet e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”, është pjesë e filmit për Lazaratin.
Këto ditë, në rrjetet sociale, ai i ka publikuar disa fotografi nga xhirimet, ku shfaqet pranë aktorëve të njohur ndërkombëtarë.
Një prej tyre është aktori australian, Louis Mandylor, i njohur për role të shumta filmike.
“Gjatë xhirimeve të filmit me Louis Mandylor”, shkruan në përshkimin e fotografisë, ku Besi ka pozuar me aktorin e njohur.
Në një tjetër fotografi, ai ka pozuar me aktorin rus, Igor Jijikine dhe aktoren e lindur në Uzbekistan, Ravshana Kurkova.
“Kur Hollywoodi t’i vë prangat”, shkruan në përshkrimin e kësaj fotografie. /Telegrafi/