Bes Kallaku ka qenë më i emocionuar se kurrë këtë të hënë në spektaklin e katërt të Ferma VIP.
Derisa të gjithë fermerët dhanë një mesazh për fëmijët e tyre, më emocionues ishte padyshim ai i aktorit e prezantuesit për djalin dhe vajzën.
Komediani tha se pasuria më e madhe e tij janë dy fëmijët që quhen: Ajka dhe Amen.
“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lëmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh ai.
Besi në ndërkohë pak ditë më parë konfirmoi ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e komentuar muajve të fundit në rrjete sociale e faqet rozë.
Në njoftim, Kallaku gjithashtu theksoi se fëmijët janë me Xhensilën dhe se takohet me ta më rrallë. /Telegrafi/